Kontenierët nuk pastrohen

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në disa lagje të qytetit të Elbasanit. E tille eshte situata në lagjen 5 Maji në zonën e  Rrapishtes. Siç është vënë re problematika kryesorë është hasur me vendosjen dhe pastrimin e kontenierëve . Banoret e lagjes shprehen se janë shumë pak  kontinier dhe pastrohen shume rralle duke krijuar grumbuj me mbeturina.

Gjatë ditëve të fundit për shkak të grumbullimit dhe papastërtisë që është krijuar nga mbetjet në kontenierët banorët i kanë vënë flakën duke bërë që situate të jetë serioze dhe shqetësuese për banorët të cilët jetojnë këtu. Banorët e lagjes shprehen për “Egnatia News” që kjo gjendje po behet e papërballueshme për ta pasi nuk i mjaftojnë kaq pakë kosha mbeturinash.

Ata kërkojnë që mbeturinat të pastrohen rregullisht në këtë mënyrë të evidentohet edhe djegia e tyre nga persona të papërgjegjshëm.