Home SHOWBIZ Ndërron jetë aktori i njohur

Ndërron jetë aktori i njohur

18

Ka vdekur në moshën 71-vjeçare aktori William Hurt. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij, Gerry Byrne për Variety të dielën.

Sipas djalit të tij, aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore. Familja kërkon privatësi në këtë moment.”, tha djali i tij.

Hurt njoftoi në vitin 2018 se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij. Në vitet 1980, aktori u nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin më të mirë.

Ai fitoi trofeun e lakmuar në vitin 1985 për interpretimin në “Kiss of the Spider Woman”.