Ka ndërruar jetë në ambientet e burgut të Peqinit një i burgosur. Bëhet fjalë për Andrea Berberi që vuante dënimin për vrasjen e një të riu. Andrea Berberi ishte 76-vjeçar me origjinë nga Durrësi i burgosur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Burime thanë se Berberi ka qenë i infektuar me Covid-19 e ndërsa dita-ditës gjendja e tij përkeqësohej, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të hënë.

76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë rreth 11 vjet më parë, i akuzuar për vrasjen e një personi.

Luan Puja, baba i dy fëmijëve, mbeti i vdekur në vend, pasi u qëllua nga Andrea Berberi, në zonën e Spitallës, pranë varrezave të reja të qytetit. Krimi ndodhi më 22 nëntor të vitit 2011 rreth orës 14:50.

Asokohe Andrea u dënua me 25 vjet nën akuzën e vrasjes.