Konflikti i ndodhur pesë ditë më parë mes shtetasve Artur Gjolena, 41 vjeç, Henri Gjapi, 25 vjeç dhe Gentian Talja, 46 vjeç, ishte fatal për këtë të fundit.

Policia thotë se më 31 mars, në rrugën “Vaso Pasha”, Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljën, i cili për shkak të dëmtimeve u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena, i cili goditi Henri Gjapin. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme.

Për Gjolenën janë referuar materialet në prokurorinë eTiranës, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit Henri Gjapi.

Policia e kryeqytetit në raportimin e kësaj të mërkure njofton edhe për arrestime të tjera, më pooshtë njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.04.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, i ka vjedhur skuterin elektrik, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Gj. V., 61 vjeç, banues në Kamzë, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. Y., 56 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.