Sot në mbrëmje do të rikthehen ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Pa dyshim që e gjithë vëmendja është e përqësndruar në “Park de Prince” pasi Partis Saint Germain e Leo Messit do të përballet me Manchester Cityn.

Pas më shumë se shtatë vitesh, Milani pret në “San Siro” një ndeshje Championsi. Kuqezinjtë përballen me Atletico Madrid në një super përballje, teksa shpresojnë për pikët e para në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Atletico barazoi me Porton në ndeshjen e parë dhe ndaj Milanit shpresojnë të arrijnë fitoren.

Interi viziton Shakhtar dhe në Ukrainë zikaltërit shpresojnë të marrin tri pikët e para, pas një disfate të dhimbshme ndaj Real Madridi në fund.