Ish shefi i krimeve i policisë Elbasan vijon betejën e tij me drejtësinë. Leonard Palushi i arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre”, në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, i është drejtuar me rekurs Gjykatës ss Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Çështja ndaj tij është regjistruar nga Gjykata e Lartë dhe do shqyrtohet nga anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi. Ai u arrestua në maj të këtij viti pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, se ish efektivi ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan. Referuar dëshmisë së Dumanit përballë prokurorove të Spak, Erjon Alibej, i dyshuar si organizato dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kishte përdorur njohjet me efektivin e policisë për të devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.
Ku armën me të cilen u krye ku krim u fut ne servisin e vëllezërve Manhasa. Ish sefi i krimeve Leonard Palushi ka mohuar akuzat, ku sipas tij ai ka ushtruar vetëm detyrën dhe nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me grupet që operojnë në Elbasan.