Një video e publikuar nga autoritetet e Las Vegasit, me protagonist një 18 vjeçar dhe të dashurën e tij 16 vjeçare, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të kësaj të fundit dhe copëtimin e trupit të tij, ka shkaktuar tronditje.

Video e zbuluar nga policia tregon dy adoleshentët, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth, duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen. Sipas Neë York Post, video u xhirua ndërsa çifti ishte ende duke u fshehur nga autoritetet, tre ditë pas vrasjes së Daniel Halchet në shtëpinë e tij prillin e kaluar.

“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.

“Mos e thuaj këtë para kamerës”, thotë Halseth, e cila duket se po argëtohet me guximin e të dashurit të saj. ” Ia vlente” shton ai dhe e ledhaton atë me butësi dhe të dy shpërthejnë në të qeshura.