Nga:Erion Murataj


6 Marsi po afron …
E nisur nga tragji-komedia që të kemi mundësinë të shohim pa pagesë, ka vetëm një pyetje që më mundon: Kush do vdes në këmbë? Patericat e këtij sistemi të neveritshëm janë sot në garë për të marrë trofeun e humbësit më të vogël. Vuajtësit jeni ju dhe unë … Vuajtësit jeni ju, shumica të rreshtuar pa kushte me një lakuriqësi mendimi të frikshme.
Është e hidhur se si nuk mund të shihni farsën që vjen erë kërrmë. Të shikoni përputhjen e atyre që kanë çuar në varr mijëra bij nënash për karrigen e tyre . E neveritshme të shohësh Lulin dhe Gaz Bardhën teksa shajnë Mona nonën, Saliun dhe Ilirin dhe që në krah i del Taulanti. Më e neveritshme akoma është të shikosh Berishën që u turr të thoshte se koalicionin e kishte lidhur me Ilir Meten e jo me Mona nonan kur ajo ka vulën.
Neveria e një udhëheqësi historik që nuk merr dot vulën e shtëpisë së tij të marrë peng nga shoqata e “Bardhosheve” dhe e “Lulave” që lidh koalicion me presidentin po pa vulë të partisë së shkrirë të Monës . O Zot çfarë komedie!
Cfarë tragjedie për ata që lanë kockat për këta dylbera 31 vite rresht. Për të mos folur për neverinë që ngjall propaganda që secili do fitoj nga 6 bashki.
Koalicioni i ndyrësirave që tha Luli e që e duartrokiti Berisha dhe e shau Iliri me Monën, do fitoka secili nga 6 bashki kundër idhullit të tyre Edi Rama. Po po, mos u çudisni, e keni dëgjuar çfarë thonë nëpër studio?
Të faltores thonë bravo Edi Rames që i vodhi kur kishte blerë Lulin . Luli dhe Bardhoshja thonë bravo Ramës që kishte marrveshje të fshehur me Liken dhe Berishen kur mandatet e bashkitë ja dhanë bashkë Ramës.
Katërkëndëshi i shqyer me në krye Ramën po ju përdhunon në çdo drejtim o popull… Ju pëlqen ? Jepini gas nëse po! Amin edhe 500 vjet të tjera si turku në vakt. Për ata që e ndjejnë veten “Burra” dhe ende si ka shqyer katërkëndëshi ka vetëm një zgjidhje. Ndiq bindjen tënde dhe do të ndjesh çlirimin nga cepi ku të ka futur për të të përdhunuar katërkëndëshi . Jeta është nder dhe pluhur … Asgjë tjetër s’ka më shumë vlerë.