Pas largimin nga SASPAK, Ilir Beqja është larguar nga grupi negociator i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Largimi i Beqajt vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë në favorizimin e një kompanie farmaceutike që bashkëshortja e tij rezultonte aksionere.

Vendimi për largimi nga ky grup është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Jona Suli. Në këtë grup janë larguar edhe Ervin Mete dhe Mimoza Koçiu, pasi morën drejtimin e dy ministrive.