Përpjkje e jashtëzakonshme miqësore për të mbështetur rilinjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpitë e tyre. Edhe njëherë dua ta falenderoj Presidentin, që u gjend pranë nesh qysh në sekondën e parë, pas goditjes së tërmetit, që u angazhua publikisht i pari, dhe me një angazhim shumë konkret dhe që e mbajti fjalën. Kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjal për Presidentin Erdogan, sepse atë që e thiotë e bën. Falenderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme, duke filluar nga Ministri Murat, tek kompania, punëtorët, sepse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve por ndërtuan një tjetër shembull shumë domëthënës për vlerën dhe thellësinë e marrëdhënies shqiptaro-turke. Shumë faleminderit të gjithëve. Dikush mund të mendojë se po e teproj me falenderimet, por sicc thotë Profeti Muhamed, kush nuk falenderon njerëzit nuk ka falenderuar zotin. Takimi në Ankara ishte ccelja e një kapitulli të re në marrëdhëniet mes nesh. Aty folëm dhe për spitalin e Fierit. Nuk e vura bastin fatmirësisht, sepse do të kisha humbur, për më tepër që Presidenti nuk luan baste, e ndjek futbollin pa baste. Sot kemi një struklturë të re që i shërben jugut të Shqipërisë, Spitali i Fierit, por që është dhe transferim i dijes. Lajm i mire eshte futja e gjuhes shqipe me zgjedhje ne Turqi.