Për të krijuar pasurinë e tij prej më tepër se $160 miliardë, Elon Musk i janë nevojitur disa dekada. Mirëpo një lojë e re online ju lejon të “shpenzoni” këtë pasuri tërësisht nën 30 sekonda (sigurisht nëse mundeni).

Kjo lojë quhet “Spending Elon’s Money” dhe mund të luhet falas në website-in Leasing Options, një kompani që jep makina me qera. Lojtarët fillojnë me një total prej $166 miliardë (pasuria e Elon Musk e llogaritur nga Bloomberg) dhe kanë vetëm 30 sekonda për të zgjedhur artikuj të ndryshëm për të “blerë” me këtë pasuri aq të madhe.

Ata mund të zgjedhin midis artikujve të vogla, si $8 për një Big Mac në McDonald ose $18 për një abonim në Netflix. Më pas lista e artikujve të ofruar rritet në vlerë, ku ju mund të zgjidhni një orë Rolex $40,000, një apartament $1 milionë në New York City, një avion privat $4.5 milinë ose madje një raketë Falcon 9 të SpaceX $50 milionë.

Instruksionet e vetme që jepen janë “Shpenzojini si të dëshironi, sa herë të dëshironi”. Lojtarët mund të shtypin dhe butonin që i lejon të blejnë 10 ose 15 herë të njejtin artikull. Pasi koha prej 30 sekondash të përfundojë do t’ju shfaqet sasia e parave që keni shpenzuar dhe pjesën e mbetur të tyre.