Së shpejti Netflix do të lançojë një testim i cili do të bëjë që mbajtësi kryesor i adresës të paguajë ekstra për përdoruesit që ndodhen jashtë shtëpisë së tyre. Kjo është një strategji e re që platforma po ndjek për të zhdukur fenomenin e ndarjes së password-it me miqtë.

Sipas termave të shërbimit në Netflix, adresa e një klienti nuk duhet të shpërndahet me individë jashtë shtëpisë së tyre. Prej disa vitesh platforma nuk ka qenë dhe aq strikte ndaj këtij termi të shërbimit, mirëpo tani Netflix e shikon këtë rast si një mundësi për të rritur numrin e personave të abonuar në planet e veçanta.

Ky testim do të nisë në 3 shtete: Kili, Kosta Rika dhe Peru, gjatë javës së ardhshme.

“Ne e kemi bërë gjithmonë të lehtë për njerëzit që jetojnë së bashku të shpërndajnë password-in e adresës së tyre të Netflix, me shërbime si profilet e ndara dhe mundësia për disa transmetime të njëkohësishme në platformë përmes planeve Standarde dhe Premium. Për shkak se këto shërbime janë mjaft të njohura, njerëzit i kanë keqinterpretuar dhe nuk po respektojnë termat e shërbimit të Netflix. Prandaj adresat e shpërndara midis shtëpive të ndryshme, po pengojnë investimin tonë për filma dhe shoës të rinj për klientët tanë.” tha Chengyi Long, drejtori i inovacionit të produktit të Netflix.

Në këto shtete që shërbimi i ri do të testohet, mbajtësi kryesor i adresës do të duhet të paguajë $2.99 më tepër nëse dëshiron ta shpërndajë adresën e tij me persona jashtë shtëpisë.