Partia LZHK e Dashamir Shehit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit do të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Në një konferecnë për mediat, kreu i LZHK tha se Shqipëria nuk mund të drejtohet më nga dy persona.

Dashamir ShehiNe nuk mund te pranojme që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2005. Nuk shikojmë ndonjë ndryshim, ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriset ndryshe.  Kjo është e gjitha. Na ndan raporti me Kushtetutën.

Nga viti 2008 e mbrapa nuk ka asnjë lëvizje të re. Ne do shkojmë me një kandidat të përbashkët.

Ndërkohë Astrit Patozi shtoi se vizioni i tyre politik, është shumë ndryshe nga ai i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

PatoziEdhe ne mund të kemi përfaqësuesit tonë. Nuk jemi të parët që po përçajmë votën. Objektivi ynë është proporcionali.

Sic e tha edhe Shehi, Ne na ndan nga Berisha vizioni politik, na ndan nga Berisha dhe Meta një humerë e tërë.PD kanë ardhur te idetë tonë.