7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi E. K., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gykatës”.

Gjithashtu është prceduar  shtetasi H. I., 19 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Kanosja”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. E., 32 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, të dy banues në Vorë.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetsit Sh. C., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-B. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-S. L., 45 vjeç dhe K. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasin H. I., 19 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Kanosja”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. E., 32 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, të dy banues në Vorë.

Shtetasit A. E. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjete prerëse shtetasin S. T., ndërsa shtetasi H. I., në bashkëpunim me shtetasin A. E., kanë kanosur nipin e shtetasit S. T., shtetasin A. M., 19 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasve A. E. dhe A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.