I. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, me detyrë rojë, në stacionin e trenit Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja”, pasi gjatë natës është vjedhur një shumë parash në zyrën e biletave të këtij stacioni.

Q. M., 63 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, me detyrë rojë, në Ujësjellësin Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja”, pasi gjatë natës, në stacionin e pompave të ujësjellësit, janë vjedhur pompa dhe kompjutera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.