Andi Artani është i njohur për mediat rozë. Ai u bë i famshëm përmes emisionit “Përputhen” për historinë e tij me Jasminën

Mirëpo, këtë herë Andi është bërë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”.

Ai do të shfaqë personalitetin e tij mes shumë eksperiencave në Kosovë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka jetuar./abcnews.al

Banori i radhës që është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” është ylli i muzikës së viteve të 90-të, Bekim Latifi për publikun i njohur si MC Beka. Ai ka hyrë në një mënyrë krejt të pazakontë. I maskuar si motorist, ka sjellë ushqime për opinionistin Olti Curri dhe më pas ka zbuluar identitetin e tij.

Pas reperit Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, është zbuluar edhe banori i tretë në “Big Brother VIP Kosova”.

Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila është një modele seksi nga Durrësi. Ajo ka spikatur për linjat perfekte dhe format sensuale.

Gjatë klipit prezantues, Viven u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”.