Prej gati dy orësh ka përfunduar marrja në pyetje e ish-deputetit Alqi Bllako para prokurorëve të SPAK.

Mësohet se ai ka dhenë deklaraten e tij përballë prokurorit të çështjes ku sqaruar gjithë rolin e tij, lidhur me inceneratorin e Fierit.

Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK, si i përfshirë në këtë aferë. Lidhur me akuzën për shpronësimin e vendit, ku u ndërtua inceneratori, ai ka thënë se nuk ka pasur funksion vendimarrje dhe se procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit. 

“Nuk kam patur funksion në vendimarrrje për shpronësimin e vendit për inceneratorin, dërgova vetëm shkresën për miratim në qeveri”, mësohet të ketë thënë Bllako para prokurorëve.

Kujtojmë se në 2 prill, Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bllakon, ndërsa avokati i tij tha se ai nuk kishte lidhje me akuzat. Megjithatë, sot ish-deputeti u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, në lidhje me rolin e tij në këtë aferë.