Dayli Mail shkruan se një oficer i policisë Australiane akuzohet se ka ngacmuar s*ksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në një ashensor në korrik 2019, ndërsa Glenn Roche, i cili u përpoq të argumentonte nuk ishte ngacmim, por thjeshtë një incident, nuk arriti që ta bindte gjyqtarin dhe kështu që 54-vjeçari është në pritje të dënimit që do t’i jepet në gusht.
54-vjeçari përdori këtë justifikim, se ishte një lojë, kur u shfaq në gjykatë në Liverpool, New South Wales, këtë javë.
Ai kishte kaluar orët e mëparshme duke ecur nëpër atraksione të ndryshme të Sidneit me gruan e tij dhe familjen e saj. Kjo skenë u kap në fund të kësaj daljeje të përbashkët, kur ishte koha për t’u përshëndetur.