Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë, ku bëhet me dije se një 64 vjeçar është vetëvarur në oborrin e shtëpisë. Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në lagjen “Partizani”, Vlorë.Blutë njoftojnë se nuk dihet shkaku i këtij veprimi, por nuk janë parë shenja të tjera dhune vetëm ajo e shkaktuar nga vetëvarja. “Sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur  në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, njofton policia.

Lajmi i Fundit