Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme ka gjetur të vdekur një 66-vjeçar. Sipas njoftimit, shtetasi me iniciale F. V është gjetur i vdekur në një parking automjetesh, në rrugën “Siri Kodra”. Sipas policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lajmi i Fundit