Pak pas lajmit nga Gjermania, doli deklarat e komandës së forcave operacionale speciale të SHBA-ve, e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë. Qasje të rëndësishme në qendrën e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet aleat i fortë në NATO i SHBA-ve dhe aty gëzojmë marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe ministrinë e mbrojtjes së Shqipërisë, që e bën vendosjen e shtabit një veprim të natyrshëm. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin e forcave në rajon. Sot kemi marrë një lajm fantastik për të cilin kemi dosa kohë që punojmë. Është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë, një bashkëpunimi të afërt. Me këtë rast dua ta falenderoj publikisht, diccka që nuk e kam me shumë qejf ta bëj, por kur duihet bërë duhet bërë, realisht Ambasadorja Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar të jemi në një nivel komunikimi më të lartë. Doja t’jua thosha direkt nga zyra kërtë lajm kaq të mirë. Dhe për ata që na qahen ku i keni armët, pushkët, koburët. Nuk jemi vetëm anëtar në NATO por një vend me shtabin bazë të forcave operacionale speciale të SHBA-ve.