Në një deklaratë zyrtare për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, lëshoi akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke thënë se ky i fundit shoqërohej nga persona me precedent kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi u pyet për emra, Bardhi tha se njëri prej këtyre personave quhej Myftar Lumneshi. Sipas burimeve të Fax News, ky shtetas rezulton të jetë një mik familjar i Lulzim Bashës dhe kjo duket edhe nga fotot e siguruara më poshtë, ku Lumneshi shihet në miting edhe me Aurela Bashën që është bashkëshortja e kreut të PD.

Në një situatë të tillë, kur të dyja kahet sulmojnë njëri tjetrin, kanë filluar që vazhdimisht të thuhen emra të personave të ndryshëm duke i emërtuar si “element kriminalë”, por në fakt pas disa hulumtimeve të bëra në rrjet rezulton që këta persona kanë qenë edhe miq të zyrtarëve të lartë të PD.

(B.V/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group