Belind Këlliçi: Meqë po përmendi rregulloren, ju ve në dije se formimi i grupeve parlamentare: 1.Deputetët formojnë grupe parlamentare. 2. Kërkohet minimumi i 7 deputetëve. Ai që largohet nga grupi parlamentar mund t’i bashkohet një grupi tjetër pas 6 muajsh. Pra kur largohet vetë. 3. Kur numri i deputetëve bie nen minimumin e caktuar pushon grupi parlamentar. 4. Deputeti deklaron te cili grup parlamentar bën pjesë. 5. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, por duke paraqitur kërkesë me shkrim burosë së kuvendit. Unë nuk di të ketë shkresë të tillë. 6. Deputetët bëjnë deklarimet me shkrim kujt grupi i përkasin, dhe kjo është kryer. Ku e keni dispozitën që jeni bazuar për atë njoftim që bëtë? Kjo që lexova është rregullorja e Kuvendit. Është e trishte që ju zonjë merrni përsiper të lezoni kush janë deputetët e PD-së. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese dhe tërhiqni njoftimin që bëte, sepse nuk është tagër i juaji.

Nikolla: Nuk ju përjashton Kryetarja e kuvendit, por grupi juaj parlamentar, që ka sjellë një njoftim, dhe detyra e kryetares është që të lexojë njoftimin.