Deputeti demokrat, Flamur Noka: Megjithëse me vonesë u informova nga kolegët për një farsë që ju sot sapo e lexuat. E di mirë se ju jeni e pafajshme sepse keni marrë urdhër nga kreu i regjimit dhe nga shoqata e bravave. Ju e dini mirë se pa këtë shoqatë jeni të mbaruar. Mendoni se pluralizmin do e shuani apo do e kontrolloni. Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë peng anëtarët e bandës së bravave. Nuk mund t’u përcaktojë përkatësinë askush tjetër përveç atyre demokratëve që i kanë votuar. Ju bëj me dije se në shkresën e dërguar ndaj jush, Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD ka marrë vendime dhe në atë shkresë që ju kemi përcjellë i keni vendimet.

Është shkarkuar çdokush tjetër dhe deri në 22 mars PD-në e përfaëson vetëm ky komision. Se nuk shihni kjo është punë e juaj, por shkresa ju ka ardhur me firmë dhe me vulë. Ju komunikoj se ka vetëm një organ të ligjshëm dhe ky është Kuvendi Kombëtar, çdo document tjetër nga shoqata e bravave është nul. Sot ju kemi nisur edhe një tjetër shkresë që ju informon. Ju pengun mund ta mbani dhe mund t’ja ndërtoni bunkerin edhe në Surrel .

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Po është e vërtetë që e kam marrë shkresën tuaj por rregullorja më përcakton procedurat dhe janë grupet parlamentare që janë konsituuar në Kuvend dhe unë sot bëra atë që rregullorja më cakton.