Mjetet e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale, kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës në fshatin Galigat, të Njësisë Administrative Pishaj.


Ka qenë Kryetari Bashkisë Gramsh, ai i cili ka publikuar disa foto në “Facebook”, nga punimet që po zhvillohen në zonë.


Fshati Galigat paraqet një nga infrastrukturat rrugore më problematike në këtë njësi, çka u desh ndërhyrja e menjëhershme për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Previous articleRruga që nuk mbaron, Qukës – Qafë Plloç ende në punime…
Next articleKoronavirusi shkakton sërish viktima/ 5 humbje jete dhe 381 të infektuar