Në Elbasan ka nisur puna për pastrimin dhe sistemimin e shesheve të pallateve.
Ekipi i punës publike ka nisur punimet në Njësinë nr.6, ku po bëhet një ndërhyrje rrënjësore për rikthimin në funksion dhe lirimin e hapsirave të përbashkëta publike.

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, kanë inspektuar nga afër punimet në lagjen”5 Maj”, e cila si pjesë e ritmeve dinamike të urbanizimit, këto dekada të fundit po i nënshtrohet një ndryshimi kapilar që do të përfshijë riintegrimin e shesheve të pallateve dhe rrugëve lidhëse, shtimin e hapsirave të gjelbra dhe këndeve rekreative.

Llatja përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka garantuar se bashkia Elbasan do t’i qëndroj angazhimeve dhe transformimit historik për qytetin.