Vendi jonë është shkundur sot nga një lëkundje tërmeti 5 ballë.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në afërsi të Ishmit mes Durrësit dhe Lezhës. Lëkundjet u ndjenë të forta edhe në Tiranë, Kavajë, Krujë, Peqin deri në Elbasan.
Goditja sizmike është pikërisht në zonën ku vitin e kaluar ndodhi tërmeti shkatërrimtar që mori 51 jetë njerëzish.
Nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale.