Është nisur transportimi i mjetit të tonazhit të rëndë në aksin Durrës-Elbasan.Transportimi i mjetit të tonazhit të rëndë pritet të krijojë vështirësi për lëvizjen normale të mjeteve të tjera.Mjeti do të përdoret nga fabrika e koorumit por që është në masa sigurie të jashtëzakonshme, është hera e parë mbase prej vitesh që nuk transportohet në këtë rrugë”.Makineria gjigante ka arritur disa ditë më parë brenda portit të Durrësit, sonte është nisur drejt destinacionit final që është qyteti i Elbasanit. Do të shoqerohet dhe me bllokimin e rrugës. Linja e zakonshme paraqet vështirësi për ato që kalojnë rrugën.Makineria ecën me rreth 5 km në orë dhe mendohet se do të zgjasë rreth 12 orë udhëtim.

Më herët policia dha një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që të lëvizin sonte pas orës 22:00 në aksin: Porti i Durrësit -Plazh Plepa – Rrogozhinë – Elbasan.

Do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite dhe kërkohet mirëkuptimi i të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.