Home AKTUALITET Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku ka gjetur vdekjen nje...

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku ka gjetur vdekjen nje grua shqiptare

100

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku ka gjetur vdekjen nje grua shqiptare.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dje në në Sernaglia Battaglia, në Treviso ku në aksident janë përfshirë dy mjete, ku në njërën prej tyre ndodhej 55-vjeçarja Edlira Alicka.

Sipas mediave italiane makina Mercedez i zi A-Class me të cilën udhëtonte shqiptarja u përplas me një Audi 6, në rrethana ende të paqarta.

Përplasja ka ndodhur në provincën 34, në një zonë ku në të kaluarën ka pasur aksidente të rënda

Shqiptarja humbi jetën në vend ndërsa trupi i saj mbeti i bllokuar në makinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.