Një banor i Roskovecit që kishte dy ditë i humbur, është gjetur i mbytur në një kanala në fshatin Vidhishtë.

Policia e Shtetit njoftoi se sot më date 9 korrik 2022, në fshatin Vidhishtë të Roskovecit është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për rrethanat e vdekjes.