Një ditë pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për demokratët në rrjetet sociale.

“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri ka publikuar një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker nga Tirana, ku ai shprehet: “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.