Ora News publikon pamjet ekskluzive të momentit të vendosjes së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person, afrohet tek mjeti duke ecur ne trotuar dhe më pas, ulet tek goma e parë në krahun e drejtuesit të mjetit dhe vendos lëndën eksplozive.

Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin e Lulzim Kastratit, me detyrë inspektor policie në Durrës, në kohën kur ishte i parkuar pranë banesës së tij në lagjen 17, ndërsa gazetari Edison Vatnikaj, raportoi në lidhje live me Ora News, se policia po verifikon gjithë itinerarin që ka kryer autori, me qëllim identifikimin e tij.

Sipas të dhënave të deritanishme ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 ka vetëm dëme të vogla materiale, raporton Ora News

EKSKLUVIZE/ Një person me kapele vuri tritolin në  makinën e

Për të zbardhur motivet e ngjarjes, efektivi Lulzim Kastrati dhe persona të tjerë me dijeni për çështjen po merren në pyetje në policinë e Durrësit.