Kompania “Space Perspective” hapi një kapitull të ri në fushën e turizmit hapësinor, pasi përfundoi me sukses fluturimin e parë pa pilot të një “tullumbace” gjigante që së shpejti do të çojë njerëzit për një shëtitje në hapësirë.

Kompania nisi modelin e një tullumbace stratosferike, duke planifikuar fluturimin e saj të parë tregtar në vitin 2024.

Anija kozmike “Neptune Once” arriti lartësinë e planifikuar prej 108.409 metrash, ku qëndroi pezull për 6 orë para se të ulej në Gjirin e Meksikës.

fax web