Çiftja: “ngrijnë” dosjet gjyqësore, punohet vetëm me ato penale

Edhe në Elbasan procesi i vetinngut ka sjelle Reduktimin e numrit të gjykatësve dhe prokurorëve. 6 gjykatës në Elbasan u duhet të merren me shqyrtimin e dosjeve penale dhe gjyqësore, ndonëse këto të fundit përkohësisht janë lënë jashtë vëmendjes. Nënkryetari i dhomës së avokatëve në Elbasan, pohon se gjykatësit e mbetur e kanë të vështirë të përballojnë ngarkesën e krijuar, ndërsa e gjitha duket se ndikon te qytetarët duke krijuar vonesa në marrjen e shërbimit.

Në pamundësi të përballimit të ngarkesës, gjyqet janë të prirura të zgjasin më shumë se 3-4 vjet.

Z. Çiftja e ilustron kaosin e krijuar duke sjellë në vëmendje cështjet e thjeshta, sikundër është zgjidhja e martesës.

Qytetarët janë ata që e pësojnë nga numri I gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrethe. Të shqetësuar kërkojnë zëvëndësimin e vakancave me element të rinj.

Jo vetëm ngarkesë në punë, por Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor kanë menduar të hartojnë një hartë të re gjyqësore. Si rezultat i kësaj, rreth 19 gjykata në rang vendi rrezikojnë të mbyllen, gjë që kundërshtohet me forcë nga dhoma e avokatisë, të cilët paralajmërojnë rritje kostosh ndaj qytetarëve .