Noka: Ishim në ngërç psikologjik
Ndryshimi në pankinë jep efekt, me Laçin që gjen fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Sero Noka, i cili në intervistën e dhënë për “gol pas Goli” zbuloi se e ka ndihmuar jo pak ish trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro.
“Ishte një moment i vështirë për ne, pasi vinim nga disa rezultate negative.
Unë riktheva skuadrën në lojën që bënim në kohën e trajnerit Shpëtim Duro dhe me ndihmën e këshillat e tij në distancë, ia dolëm të marrim fitoren.
Kemi grup të plotë dhe nuk kemi nevojë për lojtarë të tjerë, Problemi i vetëm i Laçit ishte psikologjik, por besoj që me rezultate do ta kalojmë”, tha ndër të tjera Noka.