Ish-deputetja e LSI Nora Malaj deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur.

 Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e “tërhequr” nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues.Pavarësisht kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj.

“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur.

Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm.

Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia″.

Humbja sipas Nora Malajt i dedikohet “patronazhistëve” dhe sistemit. “Me një fjali  e patronazhistëve dhe gjithë sistemit që pësoi një metamorfozë. Derisa të dalë raporti i plotë çdo koment është i tepërt.

″Mendoj se ka ardhur momenti për një qasje tjetër politike″. Veprimi që ndodhi, që ishte radikal, që nuk u pëlqye nga ndërkombëtarët… Mendoj që ka kohë opozita për të bërë reflektim. Ka marrë të gjitha pushtetet, vetëm ajri nuk e di a është i gjithpushtetshëm apo mund të na e vendosin me pikatore”.

Ndërsa u pyet për senacën e nesërme plenare ku Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit ″Ilir Meta″, tha se Kuvendi është nul dhe çdo vendim që ai do të marrë, është i tillë. “Ky kuvend është nul dhe çdo veprim i tyre është nul. Në procesin që ndodh ky kuvend është kalimtar dhe e ka kaluar juridikisht aktivitetin. Çdo koment tjetër s’ka vlera”, tha ajo.