Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth arrestimit në Dubai të të shumëkërkuarit Florenc Çapja, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit. Sipas Hoxhës, Çapja është arrestuar në banesën e tij ku ndodhej me bashkëshorten dhe me fëmijën e mitur, ndërkohë që nuk ka bërë rezistencë.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise.
Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.
Çapja nuk ka bere asnjëlloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.
Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare.
Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.
Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqipëria, që në orët e para të mëngjesit.
Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorisë, por është fakt se vetëm disa ore para se te frimosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.
Në momentin që, agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesën e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi, me të cilen qëndronte në këtë shtet.
Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes, në rruge operative, se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.
Menjëherë, u është kërkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi, në lidhje me personin në fjale.
Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite…
Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.