Asnjë i afërm nuk e kërkonte, as zvicerani të cilës ajo ia kishte shitur shtëpinë.

Vetëm rënia e pemëve nga era e fortë në Como do të nxirrte në pah një të vërtetë tronditëse.

Fqinjët kishin kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, për të bërë të mundur heqjen e pemëve, por në banesë u gjet dhe një trup i pajetë.

Kufoma e Marinella Beretta, 70 vjeçe, u gjet e ulur në një karrige në kuzhinë, në shtëpinë e saj. Nuk kishte asnjë lajm prej saj që nga shtatori i 2019.

Gruaja, e cila jetonte e vetme dhe nuk kishte të afërm, dyshohet se ka vdekur si pasojë e shkaqeve natyrale, pa pasur mundësinë as për të kërkuar ndihmë. Dhe fundi i tij kishte përfunduar në harresë. Fqinjët besonin se ajo ishte zhvendosur për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër, ajo nuk ishte larguar asnjëherë nga ajo shtëpi, e cila ishte bërë pronë e një zvicerani, i cili i paguante rregullisht paratë e saj, por që prej muajsh nuk shqetësohej se nuk mund të kontaktonte me të.

Kufoma, në gjendje të avancuar dekompozimi, u gjet ulur në një karrige; autopsia do të përcaktojë shkakun dhe datën e vdekjes.