Edhe sonte Bora Zemani ka munguar në Për’puthen.
Për shkaqe shëndetësore kjo është puntata e dytë në të cilën Bora nuk ka qenë prezente.
Dje ajo u zëvendësua nga konkurrentja Ana Lleshi ndërkohë që në Prime ajo sonte u zëvendësua nga Elona Duro, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.
Elona tha se shpreson që ta pranojë publiku nga ekrani dhe studioja këtë ndryshim, ashtu siç është pranuar Bora Zemani, “e zonja e shtëpisë”
Ndryshe nuk mungoi as postimi nga Bora ku tregoi se po e përcjellë nga shtëpia.
Me këtë rast ajo falenderoi Elonën për moderimin e mirë që bëri sonte.