Home BOTA Aeroplani rrëshqet në pistën e mbuluar nga bora, përplaset në hangarin e...

Aeroplani rrëshqet në pistën e mbuluar nga bora, përplaset në hangarin e mallrave në aeroportin e Chicagos

33

Një video që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një aeroplan për transportimin e mallrave rrëshqet në pistën e mbuluar nga bora e akulli, dhe përplaset në hangarin për palosjen e mallrave në aeroportin O’Hare të Chicagos.ADVERTISING

Videoja është filmuar të shtunën, ku shihet aeroplani i aviokompanisë China Arilines duke rrëshqitur në pistën me borë, pasi piloti humb kontrollin mbi fluturaken, transmeton Telegrafi.

Një nga hangarët e mallrave goditet nga aeroplani gjigant, ku si pasojë një prej motorëve në krahun e majtë të fluturakes dëmtohet.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa departamenti i zjarrfikësve i është përgjigjur me urgjencë thirrjes së një aeroplan ishte përplasur – duke dalë jashtë pistës. /Telegrafi/