Videoja erotike që qarkulloi me ditë të tëra në rrjet ku u komentua se shfaqej moderatorja e njohur Luana Vjollca, tërhoqi vëmendjen e publikut.
Por e vërteta qëndron ndryshe. Ndonëse shumë ishin skeptikë lidhur me reagimet e moderatores ku shprehej se nuk ishte ajo personi që shfaqej në imazh, e vërteta shumë shpejt doli.
VoxNews ka siguruar videon origjinale ku nuk është moderatorja Luana Vjollca por një vajzë tjetër dhe video është e transformuar nga Inteligjenca Artificiale.
Fytyra e vajzës është tjetër, dhe është thjesht një montazh me fytyrën e Luanës.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)