Një person i moshës 45-vjeç i identifikuar me inicialet E. L., është gjetur pa shenja jete në një automjet të parkuar në një lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.

45-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij në makinë dhe nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune dhe dyshohet për një vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 45-vjeçarit.