Qytetarja në protestën e dytë kundër rritjes së çmimeve me tone të ashpra tha se nuk është e nevojshme të jesh ekspert ekonomie për të kuptuar se në këtë vend mezi ia dilet deri në fund të muajit me keto paga. Ajo bëri thirrje që qytetarët të marrin fatet e tyre në dore dhe t’i bashkohen protestës pasi është zgjidhja e fundit që ka mbetur.

“Jam llogaritare shumë e mire edhe pse nuk jam eksperte ekonomie, Kryeministri nuk të lejon të dalësh të protestosh, por ai ka një ekspert dhe propozoj të rishqyrtojë edhe një herë të gjitha llogaritë që ka bërë sepse ne mezi ia dalim me këto rroga deri në fund të muajit.

Ndërtoi pistë helikopterësh me paratë e tona, ai ka një shkop magjik kur i duhet të pasurojë miqtë e tij , le ta gjejë një zgjidhje.
Mjafton që ne të jetojmë me dinjitet, nuk ka qeveri që e con popullin e vet në këtë pikë, ne paguajmë cdo kosto, edhe ato të shpenzimeve partiake. Ata na përcmojnë , duhet të dalim të ngremë zerin, kjo është zgjidhja e fundit politike të marrim vetë fatet në dorë”-u shpreh ajo.

Një qytetar tjeter u shpreh se kishte ardhur nga Italia për protestë dhe se edhe pse i diplomuar si inxhinier dhe kishte punuar në administratën e Ramës, ishte larguar nga vendi si pasojë e pagave të ulëta.

Ai tha se shteti po mbahet me paratë e emigrantëve dhe se mosha e trete mezi marrin ilacet pasi i kane pensionet shume te uleta.

“Vij nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë dinjiteti për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e cmimeve. Ne emigrantët mbajmë prindërit tanë me bukë se me atë pension nuk marrin dot ilacet. Nuk i lejojmë të na marrin dhe kafshatën e fundit. Këta e dinë shumë mirë se 70% e familjeve mbijetojnë falë emigrantëve dhe të ju vijë turp që e trajtojnë popullin si primitiv me pagat më të ulëta në rajon.

Janë mësuar duke shtypur dhe brezi i ri është i gatshëm të paguajë 25 mijë paund për të ikur në Angli dhe kjo do të thotë se i ka ardhur fundi kësaj shoqërie.

Ju ngrini cmimet, është skandal sepse populli po bvdes nga uria, po talleni me popullin. Jam inxhinier pyjesh, autor i një libri, ish-punonjës i administratës dhe jam detyruar si qindra ,mijëra të diplomuar të braktis vendin tim pasi nuk e gjej dot veten këtu.

Por sot, ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, kam ikur në emigracion dhe po punoj në një fabrikë, ika për të mos u bërë servil i partive”-tha qytetari.