Viti i ri fillon pa incidente të rënda

Viti 2022 ka nisur mbarë sa I takon qarkut të Elbasanit në të paktën 3 ditët e para të tij. Edhe pse janë shënuar disa incidente të vogla fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja të rënda në shëndein e qytetarëve. Mbrëmja e ndërrimit të viteve kaloi pa incidente.

 Të vetmit persona që u paraqitën më 1 Janar në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit ishin ata të cilët shfaqën probleme me shëndetin si pasojë e shqetësimeve të shkaktuara nga përdorimi I tepërt I alkolit. Për shkak të mos lejimit të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve nga njerzit as këtë vit nuk pati persona të lënduar që të kërkonin ndihmë mjeksore.

Sa I takon bebes së parë as këtë vit në spitalin e Elbasanit nuk pati lindje në 3 ditët e para të Janarit. Më datë 1 Janar u shënua edhe një aksident në aksin Gostimë- Mollas ku nja 46-vjeçar aksidentoi një 15 vjeçarë I cili mbeti I lënduar por pa rrezik për jetën.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm është vënë në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.