Fundjavë e keqe për sulmuesin e PSG Mauro Icardi.

Humbjes 3-2 përballë Lorientit (dy golat e Parisit i shënoi Neymar) i parapriu një ngjarje aspak e këndshme në banesën e tij.

Sipas franceze “L’Equipe”, ndërsa 27-vjeçari ishte i grumbulluar për ndeshjen e ndjeshme në Ligue I, shtëpia e tij u plaçkit nga hajdutët, të cilët kanë arritur të marrin sende me vlerë si bizhuteri, një orë të shtrenjtë dorë dhe veshje luksoze me vlerë rreth 400 mijë euro.

Ky ishte vlerësimi i parë i bërë nga policia, që ishte në pritje të kthimit të Icardit në banesë.

Me emërimin e Pochettinos trajner të PSG-së, pozitat e Icardit u forcuan, duke u shndërruar në titullar i padiskutueshëm.

Ai rezultoi vendimtar me një gol dhe një asist në Superkupën e Francës, kundër Marsejës si dhe ka shënuar edhe ndaj Brest dhe Montpellier.

Gjithësesi, muaji janar u mbyll në mënyrën më negative për ish sulmuesin e Inter.

ora tv