Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë në Elbasan. Meta rikthehet në Elbasan pas disa vitesh mungesë i ndërgjegjshëm për deshtimin e kësaj partie në qarkun e Elbasanit ku në zgjedhjet e fundit parlamentare Partia e Liris nuk mori asnjë mandat edhe pse në këtë qark kandidoi ish kryetarja e partisë Monika Kryemadhi.
Meta u shpreh se nuk ka frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se mendonte se do ishte thirrur për ndonjë nga denoncimet që ai kishte bërë.

“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. këta amerikanët e Ramës. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPP në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë.”, tha :ai.
Meta dje u thirr në SPAK për çeshtjen e CEZ-Dia ku shqiptarëve u janë vjedhur qindra milione euro.
Në këtë takim merr pjesë dhe kandidati i PD-së së Rithemelimit , për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i cili i “detyruar” u ul krah atyre që deri më dje i ka pasur kundërshtarë.