Votimi elektronik në Kamzë duket se ka shkaktuar radhë të gjata për shkak të problemeve teknike që shfaqin pajisjet elektronike në qendrat e votimit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se në tre qendra votimi në Kamzë ku ajo dhe ka qenë nga dy pajisje elektronike vetëm njëra ka qenë në punë dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë të gjata.
Ndërkaq dhe pse radhë të gjata qytetarët nuk janë larguar por kanë pritur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ndër të tjera gazetarja thekson se pjesëmarrja në këtë bashki në krahasim me vitin e fundit të zgjedhjeve numri i pjesëmarrësve nuk ka ndonjë ndryshim të madh.