Home AKTUALITET NUK REAGUAN NË KOHË PAS VRASJES SË EVEREST ÇAKËS? / SHÇBA: Nuk...

NUK REAGUAN NË KOHË PAS VRASJES SË EVEREST ÇAKËS? / SHÇBA: Nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit

19

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka mohuar hetimin që u raportua në media se ka nisur për Policinë e Elbasanit, pas akuzave se nuk kanë shkuar në kohën e duhur në vendin ku u vra Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Në një deklaratë zyrtare “SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit./Egnatia News