Një vogëlush i ka prekur të gjithë në protestën që banorët e “5 maj-it”, Paskuqanit dhe Laprakës po zhvillojnë para kryeministrisë, duke i bërë thirrje Ramës që të mos ua prishë shtëpitë.

“O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpiat, të lutem. Ne mezi i kemi bërë!Hajdeni çuna goca, sa më shumë, mblidhuni këtu! Dua grup, shpejt!”-u shpreh i mituri.

Banorët janë mjaft të indinjuar me kryebashiakun dhe kryeministrin Rama, duke bërë thirrje për protestë dhe se nuk do dorëzohen pa marrë atë që u takon.

Kujtojmë se ditën e sotme në protestë kanë dalë dhe banorët e “Kodrës së Priftit” duke kërkuar rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’.

Para pak ditësh kryeministri Rama u shpreh lidhur me këtë cështje teksa replikonte me një komentues në Facebook se banorët e prekur nga projekti i rindërtimit kanë marrë atë që u takon.