Miliona afganë do të përballen me uri këtë dimër, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Më shumë se gjysma e popullsisë, rreth 22.8 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja tha OKB.

“Afganistani po vuan krizat më të këqija humanitare në botë,” tha David Beasley, drejtori ekzekutiv i OKB.

“Jemi një hap para katastrofës.”

Afganistani ra në duart e talebanëve në gusht pasi SHBA -të tërhoqën trupat e tyre të fundit dhe militantët kaluan në të gjithë vendin duke rimarrë terrenin.

Marrja nën kontroll e Afganistanit nga talibanët më 15 gusht të jëtij viti, e dobësoi në mënyrë ekstreme ekonomine e vendit.

Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën dhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu ndaluan pagesat.